Partia Socialiste mblodhi Kryesinë mbrëmje e së enjtes. Në mbledhjen e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta u vendos data e mbledhjes së Asamblesë në të cilat do të miratohen vendimet e marra në Kongres.
Gazetarja e Abc, Erneta Shevroja, bën me dije se Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që të mbledhë Asamblenë në datën 7 maj.
Ndërkohë në mbledhje është diskutuar edhe në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.