Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar masat e reja të Covid-19. Mira Rakacolli ka bërë me dije se është hequr grumbullimi i 50 persona ndërsa mbetet në fuqi masa e karantinës 5 ditore.
Rakacolli: Duke u bazuar në analizën e monitorimit, Komiteti vendosi të heqë kufizimin e grumbullimit të personave. Mbeten në fuqi: Të gjithë qytetarët që hynë në RSH, duhet të dorëzojnë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit, përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Të gjithë të infektuarit duhet të izolohen. Në strukturët e aeroporteve duhen mbajtur maskat. Të mos lejohet hyrja e familjarëve. Vijon urdhëri për qendrat tregtare. Punonjësit e administratës duhet të kenë pasaportën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur, mbi moshën 12.