Kreu i Partisë Republikane,Fatmir Mediu ka komentuar ditën e sotme peticionin që po firmoset kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.
“Mjaft është mjaft”, shkruhet në një peticion online, ku ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim akuzohet se po intimidon PD dhe po ndërhyn në votimet e brendshme, referuar zgjedhjeve që po bën Rithemelimi.
Mediu, e cilëson pa sens këtë peticion. ”Opozita duhet të ketë SHBA partnerin kryesor. Nuk kam dijeni organizimi i një peticioni të tillë është ”non sense”.