Edhe Barcelona raportohet se është në garë për të nënshkruar me Paul Pogban.

Mesfushori francez do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Telegraph”, Barcelona është jashtëzakonisht e interesuar për të nënshkruar me Pogban si lojtar të lirë.

Paris Saint-Germaini, Real Madridi e Juventusi thuhet se janë klubet tjera që kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin.

Por, klubi francez besohet se është favorit për transferimin e Pogbas.

Më herët është raportuar se PSG-ja edhe ka arritur marrëveshje me ish-mesfushorin e “Zonjës së Vjetër”.