Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur mbi rritjen e çmimeve dhe protestat në vendin tonë. Në një intervistë për “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, Balla u shpreh se falë paketës së rezistencës të miratuar nga qeveria çmimi i energjisë ndryshe nga vendet e Europës nuk është rritur.
Europa është në një luftë. Një agresion pa asnjë arsye ka sulmuar një vend demokratik dhe lufta me Ukrainën ka sjellë rrije të çmimeve të shumë produkteve. Në pjesën më të madhe të Ukrainës nuk po prodhohet më. Jo më larg se dje po komunikoja me miqtë e mi në Itali dhe po funksionon me racion kudo. Pyetja po shtohet kush po proteston? Do i thoja miqësisht se nëse kudo në Europë protestohet per solidaritet me popullin e Ukrainës këtu protestohet për rritjen e çmimeve. Ne mund të jemi ndër të paktat qeveri qe ka gjetur mekanizmin për të ndërhyrë.
Sa rëndon çmimi i naftës në xhepat e shqiptarëve? Çmimi luhatet çdo ditë. Çfarë ka ndodhur në vendet e tjera të Europës? Kemi rritjen e çmimit të energjisë gjë që në Shqipëri nuk ka ndodhur falë pakëtës së rezistencës. PS ka një angazhim, ata që paguhen më pak paguajnë më pak e ata që paguhen më shumë paguajnë më shumë.
Pragu për energjinë? Është kohë lufte, Europa është në një gjendje të vështirë.Nëse kriza do të vazhdojë është e pamundur që buxheti i shtetit ta përballojë rimbursimin e familjeve shqiptare. Kjo kohë e vështirë ka nevojë për qasje solidariteti.