Partia Socialiste do të ketë aplikacion me emrin Aktivist. Lajmin e bëri me dije Etjen Xhafaj. I pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste, Xhafaj tha se pjesë e atij aplikacioni mund të bëhet çdo person e jo vetëm anëtarët e Partisë Socialiste. Ai tha se javës që vjen, PS-ja do të bëjë një tur për të prezantuar këtë aplikacion dhe mënyrën se si mund të përdoret.

“Do t’ju prezantojmë aplikacionin aktivist. Kemi menduar një format shumë të thjeshtë për këtë gjë. Ata që nuk duan të merren me të, do të kenë mundësi për të bërë 6 apo 10 klikime, Nismat i bën kushdo, s’ka nevojë të jesh anëtar partie për tu bërë pjesë e aplikacionit, të gjithë kanë mundësi për ta personalizuar, për tën darë me të tjerët ato që ndjekin. Javën që vjen do të bëjmë një tur për t’ua shpejguar të gjithë, ata që duan mund të na ndihmojnë ta përditësojmë dhe të shtojmë shumë gjëra, iku koha kur e-mailet prisnin në radhë. Nëse arrijmë të bashkëpunojmë të gjithë, do e kthejmë PS në një hapësirë gjithëpërfshirëse në funksion të mirëqeverisjes,”- tha Xhafaj.