Nga Frrok Çupi
KarenDonfried dheGabrielEscobar, më shumë shkaktuan ‘jehonë’ para se të zbrisnin në Tiranë, se sa në 36 orët qëqëndruan në zyrat politike gjatë datave 28 dhe 29 prill. Koha në Tiranë e ndarë mes zyrave të qeverisë dhe zyrave në‘emigrim’ të PD në opozitë, ishin orë ‘të lehta’, pa asnjë rëndesë. Njerëz që ende nuk janë mësuar me mendjen e hapur të Demokracisë Perëndimore, mendonin se sapo të mbërrinin zyrtarët e lartë, këtu do të gjëmonin ‘daullet e shiut’. Këtyre nuk u del kurrë nga truri kultura otomane e endur në romanin e Kadaresë, me pikërisht titullin ‘Daullet e shiut’.
Kjo ishte diferenca, asgjë tjetër: Amerikanët erdhën, panë dhe fituan atë çfarë i kishin vënë vetes objektiv në këtë rajon ku po gjëmojnë ‘daullet e luftës’ nga Rusia.
Asnjëri prej tyre nuk doli para kamerave, as u tërhoqën bujshëm si në rapsoditë politike të zakonshme këtu.
Çfarë thanë amerikanët kaq shkurt?
1.
U shfaqen mes politikës së hapur që nga maxhoranca deri në opozitë, vetëm një ditë para datës 30 prill, e shtune. Çfarëështë kjo e shtunë? Nesër në Tiranëzyrtarizohet, në Pallatin e Kongreseve, grupimi i parë politik Anti-amerikan. Foltorja e Berishës, i shpallur ‘minues i demokracisë’, nesër ‘ligjëron’ politikën e vet kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Kjo ndodh në 30 prill, dmth. 30 vjet e 5 javë që nga 22 marsi 1992, kur ‘si pa e kuptuar’ qeveria e Berishës hyri në aleancë me Shtetet e Bashkuara Kundër Amerikës. Që atë ditëu orientua drejt kancelarive të Lindjes së Mesme, futi vendin nëLëvizjen Islamike, i dorëzoi Milloshevicit kapacitetet për të luftuar në Kosovë e Bosnjë…, dhe arriti derisa shpalli në Parlament ‘xhihadinanti- amerikan’, (mars 1997). Tani ka guxuar të aktivizojë lëvizje për dëbimin e ambasadës së Shteteve tëBashkuara. Nesër mban Kongresin anti- amerikan, botërisht të njohu si të tillë.
Zyrtarët e lartë Amerikanëerdhën këtu vetëm një ditë para shpalljes, por nuk folën asnjë fjalë. Folën vetëm me gjuhën e ardhjes. ‘Erdhëm, pamë dhe s’na hyri gjë në sy’.
2.
Zyrtarët amerikanë erdhën dhe takuan PD-në, si opozitë legale. Por takimin e kryen ‘nëilegalitet’. PD nuk ka mëstrehë; zyrat i okupoi Berisha, me forcë, si një ‘xhihad’ brenda PD-së. Por takimi ‘në ilegalitet’ mes amerikanëve dhe zyrtarëve të PD, nuk mbajti asnjë peshë të rëndë. U zhvillua në selinë e Kuvendit, aty ku grupimi anti- amerikan nuk lejohet të hyjë. Kjo ‘rastësi’ i dha vlerë edhe idesë se opozita si forcë shtet- formuese ndodhet në krah të Shteteve të Bashkuara dhe kryen detyrat Kushtetuese në vend. Ku ka shtet e ligj, nuk ka antiamerikanizëm dhe ku ka Foltore nuk ka ligj. ‘Ju keni mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara’, u tha zonja Donfried.
Kaq shkurt, por kaq metaltë foli Amerika në Tiranë.
3.
Amerikanët folën edhe me simbolikën. Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, KarenDonfried, mbante në krah një ushtarak. Herët e tjera nuk ka qenë e nevojshme kjo simbolikë. Por kësaj here lufta po troket shumë pranë rajonit tonë. Vladimir Putin ka sulmuar Ukrainën që në 24 shkurt dhe po betohet se do të sulmojë edhe Ballkanin. Perëndimi, i prirë nga Shtetet e Bashkuara, ka ngritur në nivele të larta përkujdesjen në mbrojtje të rajonit. Britania e Madhe kërkoi që ‘t’i dërgohen armë Ballkanit’. Prania e të dërguarve të qeverisë amerikane në Tiranë, Beograd e Shkup, është garancia se rajoni mbrohet nga ushtria amerikane.
4.
Amerikanët folën më qartë duke mos folur fare.
Hera e parë, ndoshta edhe në kontinentin e Europës, kur zyrtarë kaq të lartë të Shteteve të Bashkuara, erdhën në shtet, vizituan gjithë fushën e politikës; por jo, kurrë jo!, dy njerëz- njëri është në krye të shtetit e tjetri ka qenë për 30 vjet. Berisha dhe Meta nuk kanë kurrë më punë me Perëndimin. Gjithë bota e ka marrë vesh. Sot, sa kohë zyrtarët ndodheshin këtu, sekretari Blinken lëshoi deklaratën e bujshme se Berisha përveprimetkorruptive, me jehonë në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin sot, do të përgjigjet para drejtësisë!. Qytetarët e Tiranës, sa herë dëgjojnë për zyrtarë amerikanë, presin të dëgjojnë kërcitje prangash mbi Berishën dhe familjen. Tani vendi, dhe Amerika, presin që të dalë nga ‘kafazi’zyrtar vetë presidentiMetadhe të bashkohet me Berishën në sulmin kundër Drejtësisë.
Gjuha shumë e kursyer dhe relakse e amerikanëve, kësaj here në Tiranë, la për të nënkuptuar se as këtu ‘s’ka ndonjë gjë me vlerë, ça nuk është- nuk është!’.