Nëse gjëja e parë që bëni menjëherë pas zgjimit është të pini kafe, do t’iu duhet ta rishikoni këtë zakon tuajin. Edhe pse mund të jetë e vështirë të filloni ditën pa kafenë e mëngjesit, pirja e saj para se të hani mëngjes mund të çojë në disa pasoja mjaft serioze, duke përfshirë nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe ankthin e fortë. Sipas Bright side këto janë disa nga efektet negative që mund të shkaktojë në organizmin tuaj.

Mund të ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak. Shumë adhurues të kafesë nuk mund ta durojnë mendimin për të përballuar ditën pa një filxhan të nxehtë me kafe, por nëse gjëja e parë me të cilën trupi juaj bie në kontakt në mëngjes është kafeja, ajo mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak me 50%. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni dorë pija juaj e preferuar. Studimet kanë treguar se ju mund ta përmirësoni këtë efekt të dëmshëm nëse hani mëngjesin tuaj në fillim dhe më pas pini kafenë tuaj.

Mund të përjetoni ngërçe në këmbë. Për shkak se kafeina rrit nivelet e sheqerit në gjak, mund të çojë në ngërçe në këmbë që mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës.

Mund të ndjeni ankth të fortë. Kur zgjohemi, kortizoli ynë, i njohur gjithashtu si një hormon stresi, është në nivelin më të lartë. Nëse e pini kafenë para se të hani mëngjes, kafeina mund të përplaset me kortizolin, duke bërë që trupi juaj të përjetojë edhe më shumë stres. Është më mirë të prisni rreth një orë pasi të zgjoheni për të pirë filxhanin tuaj të kafes.