Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka bërë sot të ditur menjëherë pas mbledhjes së qeverisë se është miratuar krijimi i një regjistri të fermerit, i cili më në fund siguron gjurmueshmërinë e çdo produkti dhe garanton respektim të lartë të sigurisë ushqimore.
“Sot kemi miratuar një akt për bujqësinë që ka të bëjë me futjen e librit të fermerit, për fermerët që prodhojnë për të tregtuar. Kjo siguron gjurmueshmërinë e produktit nga ferma në tavolinë. Ky regjistër do plotësohet nga fermerët nga fillimisht derisa të krijohet një praktikë pune. Me këtë format të ri ne shkojmë në një respektim të lartë të sigurisë ushqimore,” tha ndër të tjera Krifca.