Pushtimi rus në Ukrainë bëri që jeta e popullit ukrainas të jetonte një realitet krejt të ndryshëm në çdo aspekt të së përditshmes.
Një javë pasi trupat ruse u tërhoqën nga periferitë e shkatërruara rreth Kievit, jeta ka filluar të kthehet në kryeqytet, dyqanet dhe kafenetë hapen gradualisht, ndërsa qyteti guxon të ëndërrojë se lufta tashmë mbaroi.
“Më në fund ka ardhur pranvera”, shprehet Dariana, një qytetare e Kievit e cila së bashku me miqtë e saj Mikhael dhe Miriam shihen tek diskutojnë në një cep trotuari. Ato shprehen se kurrë nuk u larguan nga qyteti i tyre dhe tashmë po shijojnë ditët e paqes.
Ish-kampioni i botës në boks, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klicko për të konfirmuar më shumë kthimin në normalitet bëri me dije se bizneset tashmë janë hapur, parqet po pastrohen dhe po bëhen gati për t’iu rikthyer në funksion të qytetarëve.