PO zhvillohet ditën e sotme Kongresi i PS me 5 panele. Në panelin për Rajonin, Europën dhe Sigurinë fjalën e ka marrë Minstri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Peleshi theksoi se sot Shqipëria është eksportues sigurie në misionet paqeruajtëse dhe faktor stabiliteti në rajon dhe jo vetëm.
“Vokacioni historikisht perëndimor i shqiptarëve u materializua 13 vjet më parë me anëtarësimin në NATO. Rreth 8000 efektivë të FA kanë shërbyer në misionet e NATO, BE, OKB, nga Afganistani, Iraku, Letonia, Mali, Sudani e deri në Bosnje-Hercegovinë e padyshim në Kosovë”- tha Ministri.
“Këtë vit nisi puna për jetësimin e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë.Në mars u hap në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Forcave të Operacioneve Speciale amerikane në Europë. Vitin e kaluar Shqipëria u bë vendi pritës i “Defender 21″, stërvitjes më të madhe të zhvilluar në 30 vitet e fundit në rajon”- u shpreh ai.