Besimtarët myslimanë që prej 2 prillit kanë nisur muajin e agjërimit.
Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.
Besimtarët nuk hanë ushqim dhe nuk pinë ujë deri në perëndimin e diellit, duke iu përkushtuar vetes edhe më shumë se zakonisht adhurimit të Zotit dhe frenimit të egos.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foton e librit të Kuranit, teksa shkruan se, “agjërimi zbraz stomakun dhe mendjen për t’i hapur vend Bukës Shpirtërore”.