Kryeministri Edi Rama ka thënë prerazi se nëse Berisha merr drejtimin e PD, mazhoranca do të ndërpresë çdo marrëdhënie me ta.

“Do të ishte mirë që dy gjëra të ishin të qarta. Me Saliun ne s’kemi punë. Për ne ai është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe instucionalisht, jo biologjikisht. Bilogjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Kjo është e para. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar. Nëse ju merrni vendimin për t’u drejtuar me një të vdekur, ne ndërpresim me PD çdo marrëdhënie. Ju e keni kaluar ylberin. Jeni përtej ylberit, gjëra për ju s’ka. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur është i gjallë dhe bindin popullin që i vdekuri është i gjallë, ata janë për t’u mëshiruar”, tha Rama.