Kryeministri Edi Rama teksa nga njëra anë sulmon dhe ironizon SPAK, theksoi se nuk kishte për të pasur reformë në drejtësi nëse nuk do të ishte PS-ja.
Në këtë linjë, ku nuk i kurseu sarkazmat, Rama tha se nëse nuk do të ishte për PS, edhe prokurori i Përgjithshëm do të ishte me Grupin e Rithemelimit.

“Nivelin e krimeve dhe zullumeve në këtë vend, ku kriminelët nuk janë në PS, por në partitë e tjera. Kështu që ‘bujrum’ çdo kush këtu dhe kudo qoftë që rri nën ijen e PS dhe ka një llogari për t’i dhënë drejtësisë, të shkojë t’ia japi. Si shkon pas askush dhe askush nuk e ndalon drejtësinë, ta marr ta çoj atje ku duhet. Ne vërtetë kemi bërë një reformë që sheh vetëm drejtësi, por j që ha nga një anë. Kjo nuk është drejtësi. Kjoquhet diçka tjetër. Megjithatë unë jam siç thash, mbështetës i vendosur i SPAK dhe do vazhdojmë t’i mbështesim, pa vënë në diskutim asgjë. Nëse dikush do më thoshte se ça pune ka kongresi?! Po pa këtë kongres dhe këtë parti, drejtësi s’kish te për të pasur. Edhe Prokurori i përgjithshëm do të ishte futur te Komisioni i Rithemelit. Dua t’ju lë sot rehat me tre fjalë në kokë, që duhet të jenë tre fjalë që secili prej nesh ti ketë parasysh; siguri për këdo që shërben, përkujdesje që askush mos të ndihet i pambrojtur dhe i pa përfshirë. Këtu e kam me të gjithë ata që edhe kur shkruaj ndonjëherë që them; futemi te kjo kafja këtu dhe thonë aty janë demokratë. Po pse? Nuk ka demokratë dhe socialistë, sot ka prindër, ka gjyshër, të rinj dhe të reja që kanë nevojë për siguri dhe të ndihen të mbrojtur. Shqiptarët kujdesen për njëri-tjetrin, duke besuar shumë te qenie e çdo shqiptari, duke u afruar edhe me mirëkuptim. Të nisin të vëmë në jetë që të hënë, ato që njerëzit mbi gjysmë mln shqiptarë na kanë ndihmuar që të na orientojnë me vendimmarrjen që na kanë mbështetur. Këshillimi Kombëtar nuk ishte show dhe alibi”, pohoi Rama.