Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po zhvillojnë një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.
Bëhet fjalë për kompani që janë të gatshme për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.

Në takim merr pjesë dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. “Siguria energjetike ka qenë gjithmonë e lidhur me sigurinë kombëtare. Ajo që po ndodh sot e bën dhe më të dukshme. Rajoni duhet të gjejë zgjidhje së bashku për një rrugë të re për sigurinë energjetike dhe klimatike,” u shpreh mes të tjerësh Kim.

“Një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, kanë shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë,” shprehet Rama.