Kryeministri Rama ka folur mbrëmjen e sotme edhe për situatën e energjisë elektrike në vend.
Kryeqeveritari vendosi që ta shpjegojë përmes një filxhani faktin se përse u shkarkuar Fierza, ndërkohë që më herët KESH ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë dhe e ka shitur më lirë.
Sipas Ramës, i cili tha se filxhani, pra baseni i HEC-it nuk mund të mbushej më shumë se sa lejohej pasi mund të shembej diga. Rrjedhimisht sipas tij, kur ka shumë prurje ose duhej derdhur uji duke hapur digat ose duhej shitur.
Për këtë arsye sipas tij është shitur energji me çmim të lirë në kohët me shi dhe është blerë më shtrenjtë në kohëra të thata.
“Pse ne shesim energji më lirë se sa e blejmë? Sepse e shesim kur ka shumë reshje dhe ka shumë prodhim dhe duhet që ose ta shesim dhe ose ta derdhim ujin, kurse kur e blejmë e gjithë zona ka nevojë për energji dhe është e thatësirë gjithandej”, tha Rama.