Kryeminsitri Rama ndodhet ditën e sotme në Azerbajxhan ku është pritur në takim nga Presidenti i vendit Ilham Aliyev. Sipas axhendes Rama do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Sahiba Gafarova si edhe me kryeministrin Ali Asadov.
Qëllimi i vizitës së kryeminstrit është rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa fokus i diskutimeve do të jenë investimet, ekonomia, si edhe lufta Rusi-Ukrainë.