Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Azerbajxhan theksoi se në komunikimin me presidentin Aliyev, në kulmin e krizës së karburanteve, është biseduar mes të tjerash edhe për mundësinë e ndërtimit të një rafineri të re, për të sjellë sa më shumë investime nga Azerbajxhani në vendin tonë, sikundër edhe për të forcuar më shumë fushën e furnizimit me gaz.

“Kemi folur edhe për t’u ulur së bashku me ekspertët tanë, me ekspertët azerë dhe me ekspertët turq, për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafineri të re”, tha Rama.

Më tej Kryeministri shtoi se: “Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur shembullin e shkëlqyerë që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërimin e një infrastrukture ultramoderne mikëpritjeje.”

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe të marrëdheninet bilaterale shumë të mira midis dy vendeve duke thënë se: “Vitin e ardhshëm kremtojmë 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Azerbajxhanin dhe besoj do të jetë një vit me lajme të mira, qoftë për konfirmimin e këtyre që kemi rënë dakord, qoftë për hapjen e një kapitulli tjetër për dyvjeçarin e ardhshëm.”