Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë do të krijojë një hapësirë krejt ndryshe e të re për gjithë banorët, por edhe për vizitorët e ditës dhe turistët në qytetin bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky projekt, i cili do të lidhë natyrshëm bulevardin e ri “Ismail Qemali” dhe Lungomaren.

“Pamje e bukur nga kantieri i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë”, tha Rama.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.

Në këtë park do të mbillen edhe bimëve të vogla shumëvjeçare. Janë 4800 bimë që do mbillen vetëm në këtë rreth. Këtu janë rreth 600 pisha dhe rreth 380 lloje pemësh të ndryshme. Rreth 1000 pemë në të gjithë parkun.

Do jetë i gjithë parku i gjelbëruar. Aktualisht ka filluar shtrimi i tapetit të barit. Rrethi i lodrave është një hapësirë e gjitha e konceptuar për fëmijët.