Gjatë një konferencë me investitorë të rëndësishëm nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi rëndësinë e investimeve në energji.
Para investitorëve, Rama tha se Shqipëria së shpejti do të kthehet në eksportuese të energjisë elektrike.
“Gjenden mijëra arsye për të parë drejt së ardhmes, tha Kryeministri, prandaj ne duhet të ecim më shpejt për t’i realizuar këto projekte”.
Të pranishëm në konferencë ishin edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.