Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje deputetëve të PD që të mos bashkohen me ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas tij ai është një i “vdekur” politik që nuk sjell të mira për vendin.
Kreu i qeverisë u shpreh i hapur për të dëgjuar propozimet e opozitës në lidhje me Presidentin e ri, por tha se kreu i ri i shtetit duhet të jetë një person mbi palët dhe që përfaqëson unitetin kombëtar.
“Ç’a do zgjedhim me ju ne? Ju merreni me zarfat e një procesi konfindecial. Është proces propozimesh konfidenciale. Ju na tregoni hipokrizinë ku ju nxorët 5 mijë veta në 2 mijë karrige. Si diskutoni për hipokrizi. Kush ka kurajo tjetër veçse një shpirtit të lirë që jeton në amullinë mes të gjallëve dhe të vdekurve. Nuk ka gjë më të rëndë se sa të jesh peng i gënjeshtrës tënde. Gënjeshtra jote është pengu më i madh. Nuk duam të hymë në këto. Këto janë strapallat e qerthullit tuaj të mendimit që është ndikuar nga një situatë që do të shkojë më keq. A ia kisha thënë atij që mungon këtu? A ia kisha thënë dhe ia kisha thënë kur ishit të tërë bashkë. E them prapë, mos shkoni pas të vdekurit. Si me të si pa atë nuk na mundni dot. Kjo është shumë e thjeshtë, arsyet ua kam shpjeguar. Ju jeni në mohim, jetoni në mohim, nuk shihni realitetin. Kur thoni 5 mijë jemi këtu prezent ka marrë fund.
Kur i vdekuri del e ju udhëheq duke thënë se jam gjallë, është më keq se numërimi mbrapsht. Ua kam thënë dhe po ua them. Ai që iku po të kishte dëgjuar pak më me vëmendje zërin e arsyes do të ishte këtu akoma. Mos shkoni pas të vdekurit, mos e merrni lehtë. Mos u nisni nga fakti se do të mundni shpirtrat e lirë. Do të bëheni aq qesharakë e do të merrni asnjëherë… Unë kam një shqetësim tjetër që ju asnjëherë s’do e kuptoni dot. Shqetësimi tjetër i imi është që ne këtu s’jemi për partitë tona, partitë tona janë për vendin tonë dhe ju jeni pjesë e vendit tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë me të lidhur bardhë e blu. Për të tjerat vazhdoni se ne këtu jemi. Për presidentin bujrëm do të bëni konsultimet e nevojshme me ne. Nëse do të jepni kandidaturë bindëse do e votojmë pa problem. Nëse s’e jepni ne do të bëjmë tonën. Nuk do të zgjedhim president nga grupi parlamentar i PS, por do të gjedhim një president që do të jetë përtej shumicës. Nëse na ndihmoni për këtë do të bëni një punë të mirë për vendin, ndërkohë po bëni çdo ditë punë të këqija për këtë vend”, tha Rama.