Rama: Duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinionit për institucionet vendore dhe qendrore. Marrje mendimi me shkrim, pra e gjithë partia do të ftohet që të japë opinionin e vet me një fletë sekrete. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të zgjedhësve realizimin e programit dhe raportin e zgjedhësit të të zgjedhurve dhe përfaqësuesve të pushtetit, nuk mundet që të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e pushtetit të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtorësh të afërt.
Nëse flasim për të krijuar kushtet e një vëllazërimi në frymë ku të mos ketë dallim mes banorëve të kampeve të ndryshme politike dhe ju kërkojmë opinion për vendimmarrje që janë tonat, si mundet ta lëmë të gjithë anëtarësinë e partisë jashtë dhënies së opinionit për ne vetë? Si mund të presim ne që një kryetari bashkie apo një institucioni që duhet t’i shërbejë populli t’i dalë boja fare dhe ne ta marrim vesh ose kur përfundon në burg ose kur humbet zgjedhjet.
Nëse nuk e luajnë rolin e tyre por janë në rrethin e pushtetit të vogël dhe na ndajnë nga pjesa e njerëzve që janë më të rëndësishëm se të gjithë ne që na mbajnë këtu, duhet të lidhemi me ta, atëherë anëtarësia do të ketë të drejtën të shprehet për të gjitha institucionet dhe më pas vijmë në Kongres dhe diskutojmë rezultatet që të mos them që kjo gjë duhet shtrirë dhe përtej anëtarësisë.
Çdo anëtar partie duhet pyetur sa i kënaqur është nga kryetari i bashkisë. Kush do ta bëjë këtë për ne nëse nuk do e bëjë familja?