Jemi në Muajin e Ramazanit, ku besimtarët myslimanë i nënshtrohet agjërimit, duke u privuar për disa orë të ditës nga kënaqësia e ushqimit. I ftuar në rubrikën “Opinion”, ishte Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi. Ai tha se ky muaj personifikon mëshirën e paqen, ndërsa shtoi se besimtarët ndihen më mirë shpirtërisht dhe shpërndajnë gjerësisht mesazhe mirësie.
“Njerëzit këtë muaj mund të qëndrojnë më afër Zotit. Po flas në mënyrë simbolike dhe figurative e kjo bëhet përmes qëndrimit në vendet e shenjta. Në esencën nuk bëjmë shumë dallime. Kultura, tradita e rajonit e vendit dominon. Edhe te ne te pesë kohët e namuzeve dhe kohë të tjera janë programe të caktuara që bëhen. Këto dominojnë ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit që është një urdhër, dhuratë e dhënë nga ana e Zotit kudo në botë. Të gjithë njerëzit kompetent të fushës të angazhuar në xhami, janë edhe njerëz të tjerë që janë në xhami, por shërbejnë në shkolla të tjera fetare si medresetë. Kemi edhe gjininë femërore që është goxha aktive, prezente në xhami dhe salla të ndryshme. Dua të falënderoj edhe Universitetin e Tetovës për atë që tregon. Jemi në koordinim për të shijuar këtë kënaqësi të këtij muaji. Çdo njeri, jo vetëm ai që është teolog. Ramazani është i gjithkujt. Ramazanin e shijon gjithkush. Atë e përjeton edhe ato njeri që nuk janë të njëjtës komb e gjuhë, por e përjeton, krijohet ambient më i afërt e human. Është ambient që nuk është i dikujt, por i mbërthen të gjithë. Agjërimi njeriut i ofron mundësi që të jetë ndryshe nga ajoi që ka qenë më herët. I ofron mundësi të jetë më i ngritur, të ndihet simbolikisht më shpirtëror nga ajo që ka qenë më herët. Duhet ta ndjejë që ka qenë më afër Zotit, më afër njerëzve. Duhet të manifestojë një edukatë, kulturë, për të parë atë potencë që sjellin ditët e mëdha dhe të bukura të muajit të bekuar të Ramazanit. Kjo shihet te lumturia, që shfaqin njerëzit tanë në përgjithësi.
Agjërimi ka gëzim të veçantë në kohën e iftarit. Shoqëria, ata që kanë planifikuar të jenë bashkë në iftar bëjnë përgatitjet e tyre. Njerëzit duhet të jenë të një orientimi që do të fillojnë pastaj për të ngrënë iftarin. Është përgatitje e përbashkët. Ata që janë të orientuar në një vend, qëllim, cak, të gjithë ata pinë ujë nga i njëjti oqean. Veç shijes personale ato kanë shije kolektive. Fetarisht, kjo shprehet kështu. Iftari është një moment i takimit të njeriut me Zotit. Sigurisht që njeriu do të jetë i lumtur që në jetën e ardhshme do të gëzohet me pamjen e Zotit. Të gjitha kanë karakterin e adhurimit. Po të heqim anën shpirtërore, nuk do të kishim mundësi që njeriu të krijojë emocione të tilla. Kjo bën një rritje të gjenialitetit të qenies njerëzore. Bën rivlerësim të vetvetes. Agjërimi është një muaj bonus. Këtë mundësi e jep zoti në mënyrë të veçantë. Një dimension i rëndësishëm është që Zoti thotë se mbyll në këtë muaj dyert e xhehenemit, të ferrit. Është më e vështirë të bëhet një gabim, një mëkat. Kjo mundësi është që këtë muaj të perfeksionohet vetvetja. Lëvizja e trupit të njeriut personifikohet nga bagazhi i tij. Punët, veprat, shkrimet, ecjet. I gjithë organizimi dirigjohet nga strumbullari kryesor që është besimi që njeriu jep këtë forcë. Besimi apo ramazani nuk është pronë e dikujt. Nëse kështu mendon dikush në vetvete duhet ta shohë në relacion. Askush nuk mund të arrijë pikën finale të përsosshmërisë. Derisa nuk arrihet kjo, s’ka nevojë t’i komentojnë të tjetër. Ai që njeh vetveten, e njeh Zotin.
Sa më shumë njeriu të njoh vetveten aq më shumë ka mundësi të njohë Zotin. Ne kemi nevojë për mbushje shpirtërore. Ne shumë më lehtë mund të eliminojmë disa elemente negative. Një element është respekti ndaj prindit, i tjetrit. Njeriu bën për të treguar vetveten. Një njeri që bisedon me një tjetër, ka të bëjë me fjalën që të bëjnë me individin. Agjërimi vjen çdo ditë për ta liruar njeriun, për të bashkuar njerëzit. Për të krijuar një vëllazëri në shoqëri. Njeriu që mendon të kundërtën e saj nuk e ka të qartë mesazhin esencial të çdo adhurimi dhe mesazhi hyjnor që vjen te njeriu”, tha Nesimi.