73 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1.132 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, 30 qytetarë në Tiranë, 19 në Fier, 5 në Himarë, 4 në Sarandë, 3 në Shkodër, Vlorë, 2 në Patos, 1 në Durrës, Rroskovec, Lushnje, Selenicë, Gjirokastër, Tepelenë, Kuçovë.
Aktualisht, janë 411 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,095 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Prill 2022)
Raste të reja ditore 73
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,132
Testime totale 1,804,298
Raste pozitive 275,002
Raste të shëruara 271,095
Raste Aktive 411
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 252
Fier 63
Vlorë 38
Korçë 12
Gjirokastër 12
Shkodër 9
Berat 7
Elbasan 7
Durrës 6
Kukës 4
Dibër 1