Kryeminsitri Rama ka reaguar në lidhje me padurimin e disave në lidhje me satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2 të cilët ishin planifikuar të dërgoheshin në hapsirë brenda këtij viti. “Padurim të madh paskan pasur disa.. Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim”- shkruan Rama në Twitter.

Reagimi i plotë:

Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!