Zona e re ku po ndërtohen 80 apartamente për të prekurit nga tërmetit i 26 nëntorit është drejt përfundimit dhe pritet t’i dorëzohen familjeve të cilat do të nisin shumë shpejt një jetë të re në këto lagje model.
Kryeministri Rama i shoqëruara nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Nderu, inspektuan ecurinë e punimeve në këtë zonë. “Këto janë 80 apartamentet e reja. Janë edhe dy pallate të rivlerësuar për të shembur, së fundmi. Besoj që do të jenë edhe rreth 40 apartamente dhe me këtë e mbyllim në Lezhë”, – u shpreh zëvendëskryeministri Ahmetaj.
Kjo lagje është kthyer në shembullin e ndërtimit me standarde dhe parametra europian dhe për objektet që e rrethojnë në zonë. “Është punuar shumë mirë. E kemi inspektuar gjatë gjithë procesit. Kjo zonë ka qenë e amortizuar komplet. në fakt kanë qenë pallate të gjitha të amortizuara që nga tërmeti i ’79”, – tha kreu i bashkisë së Lezhës.
Kryeministri vlerësoi punën e bërë për transformimin e kësaj lagje. “Kjo është bërë lagje fantastike se ishte shumë keq, edhe rrugën e kishte ibret fare”, – u shpreh Kryeministri.
80 apartamentet janë të ndara në 3 blloqe banimi ndërsa 80% e punimeve kanë mbaruar tashmë.