Çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike në Serbi janë rritur me 15.7% vetëm në një muaj dhe varfëria është në rritje, sipas të dhënave të fundit zyrtare për muajin mars. Federata e Sindikatave të Pavarura të Serbisë thotë se paga minimale tashmë nuk mjafton për të mbuluar shportën minimale të konsumatorit. Sindikata gjithashtu vlerëson se për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe kostove të tjera, paga minimale duhet të rishikohet dy herë në vit.
Rritja më e madhe është tek çmimi i perimeve: 30.6% kafja; çajit me 23%, gjalpi dhe vajit me 20.8%; mishit me 17.3%. Rritja e çmimeve ndikoi në shportën e konsumatorit dhe në sasinë minimale të ushqimit të nevojshëm për një familje. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, në mars të vitit të kaluar shpenzimi minimal për ushqime për një familje me tre anëtarë ishte 16.860 dinarë, ndërsa në janar të këtij viti ishte 19.198 dinarë. Federata thotë se një familje mesatare prej tre anëtarësh ka nevojë për të paktën 50,000 dinarë në muaj për produktet ushqimore. “Paga minimale nuk mjafton për të mbuluar shportën minimale të konsumit dhe rritja e pagës minimale të këtij viti prej rreth 9% asgjësohet për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
Mendojmë se do të ishte e arsyeshme të kthehemi në praktikën e mëparshme kur paga minimale përcaktohej dy herë në vit dhe vlente për 6 muaj” , tha nënkryetari, Dushko Vukoviç. Vukoviç beson se tw gjitha palët: qeveria serbe, sindikatat dhe punëdhënësit duhet të punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të kompensuar rritjen e çmimeve të ushqimit dhe kostot e tjera.