Lideri i Lëvizjes “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviç ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për Nova.rs, ai ka deklaruar se Vuçiç që nga viti 2013 ka treguar se “është i gatshëm të jap pjesë të territorit të shtetit”.

Sipas politikanti serb, Vuçiç një gjë të tillë e ka premtuar kur ka nënshkrua marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, presidenti serb ka premtuar se do ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se të vinte në pushtet dhe se tashmë duhet të përmbush një premtim të tillë që e ka dhënë.

Obradoviç në fund ka thënë se është i bindur se ka pasur negociata sekrete në dy vitet e fundit, derisa sipas tij këto negociata tashmë janë shpejtuar ditët e fundit.