Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorë dhe do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike. Marrëveshja është nënshkruar tashmë, në mbështetje të SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim me një afat 2-vjeçar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u shpreh se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike.

“I jep një frymëmarrje, në aspektin që detajet do i japim në ditët në vijim kur të kemi anijet e ankoruara nga Triport, me mbështetje dhe të Kim, kemi arritur marrëveshje për të marr me qira 2 anije të prodhimit të energjisë elektrike deri sa TEC të vihet në punë, janë termocentrale lundruese dhe janë arritje e madhe se do na garantojë një pavarësi energjike, sigurisht e kufizuat”, tha Balluku.