Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR) njofton se 2933 fermerë në shkallë vendi kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2022 “Për mbarështimin e bletarisë”.
AZHBR publikoi listën e fermerëve aplikantëve të kualifikuar, që përfitojnë nga Skema Kombëtare, për Masën 7 të mbështetjeje në Bletari. Sipas AZHBR-së këtë vit janë 20% fermerë të kualifikuar më shumë se vitin e kaluar.
Sipas AZHBR, bletaria renditet e dyta, pas blegtorisë për sa i takon numrit më të madh të aplikimeve, por edhe numrit të fermerëve përfitues.
Aktualisht rezultojnë 1229 aplikantë të kualifikuar.
AZHBR bën me dije se, të gjithë subjektet që kanë aplikuar dhe janë sipër vijës së kualifikimit duhet të shohin statusin e tyre dhe nëse kanë nevoje që të paraqesin dokumente shtesë pranë agjencisë. Në çdo rast nëse konstatohet diçka e tillë afati për dorëzimin është data 29 prill 2022.
Skema Kombëtare është një ndër politikat mbështetëse financiare, që zbaton qeveria prej disa vitesh për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë.