Manchester City dhe Liverpool janë ndarë në barazim 2-2 në ‘Etihad Stadium’. Sfida dhuroi mjaft spektakël, teksa mjaftua 5 minuta që De Bruyne të zhbllokonte shifrat.
Por festa nuk zgjati shumë, pasi Diogo Jota barazoi gjithçka në 1-1 në minutën e 13 të sfidës. Më tej ishte Gabriel Jesus i cili me golin e tij në minutën e 36, dërgoi vendasit drejt dhomave të zhveshjes në avantazh 2-1.
Vetëm 1 minutë nga starti i pjesës së dytë i ka mjaftuar Sadio Manes për të barazuar përsëri gjithçka në 2-2, me golin e tij të realizuar në minutën e 46 të sfidës.
Sterling gjeti rrugën e golit për të kthyer në avantazh Manchester City-n në minutën e 63, por ishte VAR-i i cili prishi festën e vendasve duke anuluar golin.