Manchester City ka fituar duelin e parë në Champions League ndaj Realit të Madridit, i cili u mbyll 4-3 në “Ethihad” mes lojës spektakolare e golave të bukur.

Skuadra e Pep Guardiola-s bëri lojën e saj dhe realizoi 4 herë, por në anën tjetër, Reali i Ancelotti-t u udhëhoq nga Karim Benzema, i cili realizoi dy herë në këtë sfidë të parë. Për City-n shënuan De Bruyne dhe Jesus në pjesën e parë, Foden e Silva në të dytën.

Pavarësisht avantazhit të një goli në këtë sfidë për Manchester City-n, gjithçka mbetet e hapur për takimin e ardhshëm në “Bernabeu”, ku do të mësohet edhe ekipi i parë finalist i këtij edicioni në Champions League.

Mbrëmjen e së mërkurës do të luhet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale Liverpool-Villarreal.