Aktorja Angelina Jolie ka befasuar ukrainasit me vizitë e saj ditën e sotme në qytetin lindor të Lviv, ku Rusia po përgatitet të shtrijë trupat e saj.
Ylli i Hollywood tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në një bar të qytetit. Video e vizitës së papritur të aktores dhe regjisores së famshme është postuar në rrjetet sociale nga Maya Pidhorodetska, një qytetare ukrainase e cila shkruan: “Asgjë speciale. Vetëm Lviv. Unë shkova për të pirë kafe. Thjesht Angelina Jolie”, ka shkruar ajo në gjuhën ukrainase pasi filmoi aktoren.
Në video Jolie shfaqet duke përshëndetur me dorë të pranishmit që ishin në lokal, të cilët po ashtu po e filmonin me telefon, madje disa prej tyre i kërkuan edhe autograf.