Sa më shumë të dihet për Shqipërinë, aq më shumë interes ka për vendin e vogël me potencial të madh.
Terreni i larmishëm dhe klima mesdhetare të ftojnë në eksplorim.
Teksa shkon për në veri, e provon nga afër kënaqësinë e lundrimit me varkë përgjatë lumit Bojana dhe ecjes në Theth.
Udhëtimi për në Theth është një aventurë më vete.
Në internet gjenden shumë ngjitje nëpër shkëmbinj, male, kanione… por qasja në to nuk është aq e lehtë.
Nganjëherë mund të rastisen grupe të huajsh holandezë, gjermanë, francezë, austriakë, polakë dhe amerikanë.
Por është e vështirë gjetja e ndonjë komuniteti të tyre alpinistësh, pasi të huajt në Shqipëri priren të kenë viza tremujore për evropianët dhe njëvjeçare për amerikanët.
Për alpinistët jo fort të kalitur, përvoja e ngjitjes nuk është e lehtë, megjithëse diferencën e arrin një bazë e fortë taktikash në ngjitje.
Kur ndihesh rehat duke vozitur, duke gjetur rrugë dhe duke u ngjitur në to, si dhe duke ndihmuar të tjerët që t’i ngjisin ato në mënyrë të sigurt, arrin të merret ndjenja e fitores.
Për shkak se nuk ka udhërrëfyes, përvoja është paksa kufizuese. Por kur arrin të zësh miq vendas, ajo kthehet në unike.
Qasja në malet e egër të mbuluar me dëborë dhe të zhytur në diellin vjeshtak, është thjesht e pabesueshme.
Mund të bëhen të gjitha sipas dëshirës. Të ngrihet kampi, të ndizet zjarri, të ngjiten malet, të zbriten, të flihet në natyrë.
Problemi qëndron te grumbullimi i mbeturinave, ku secili duhet të ndërgjegjësohet, duke marrë qese dhe për të shmangur mbushjen me letra të gardheve.
Në verë, ngjitja pezullohet pasi është vërtet shumë nxehtë dhe të gjithë shkojnë në plazh.
Dimri, në krahun tjetër, ka disa muaj me shi. Kështu që të parapëlqyerat janë pranvera dhe vjeshta.
Vendet që mund të ngjiten përfshijnë plazhin e Gjipesë, ku nevojitet një 4×4 për të vozitur.
Në kanion dhe buzë plazhit ka një gamë të gjerë ngjyrash. Është një plazh shumë i ngarkuar gjatë verës dhe në vjeshtë është mjaftueshëm ngrohtë për të ngritur kamp e për të notuar.
Përmeti, me banjat e famshme termale dhe kanionet, të dhuron një fundjavë të mrekullueshme. Qëndrimi në bujtinë po ashtu është një kënaqësi më vete.
Ngjitja në kanion është kryesisht shtatë sekonda dhe, më tej, rruga të prezanton me një mur shumë të gjatë me rrugë të lehta.
Petrela pastaj, është shumë pak nga Tirana me makinë. E aksesueshme me rrugë dhe një mbikalim më sfidues, por të shkurtër.
Ka një pamje të mrekullueshme nga kalaja dhe një restorant të jashtëzakonshëm aty pranë për ushqime organike sezonale, si në pjesën më të madhe të Shqipërisë që përbërësit rriten në vend.
Mali i Dajtit është më i frekuentuari dhe, për ata që banojnë në Tiranë, mund të kryhet me një udhëtim ditor nga qyteti.
Përgjithësisht në Shqipëri mund të notosh në lumenj dhe det kudo, por jo te Bovilla, i cili është një rezervuar në malin e Dajtit.
Paçka se vendi të bën të ndjehesh sigurt duke udhëtuar dhe me pak rrezik për të papritura, si sulme ose grabitje, masat duhet të merren, pasi në zona të izoluara shërbimet e shpëtimit janë të kufizuara.
Kështu që nevojitet një pajisje satelitore në rast urgjence, ku mund t’u bësh të ditur të njohurve se ku ndodhesh.
Është e dobishme për të kujtuar saktësisht shtigjet e shkelura, si dhe për navigimin në zona më pak të njohura për Google Maps-in.
Por mund të konsiderohet edhe pajisja me dronë për fotografi dhe video, si dhe për të kontrolluar majat e shkëmbinjve dhe për të kërkuar opsione të reja.
Dhe diçka…. lumi Vjosa që përshkon Shqipërinë nga Greqia në detin Adriatik.
Është lumi i fundit me rrjedhje të lirë në Evropë.
Ai është kërcënuar me projekte hidroenergjetike, ndaj ka pasur fushata për ta kthyer në Park Kombëtar vitet e fundit.
Dhe meqë pagat e banorëve vendas janë tejet të ulëta, turizmi mund të ndihmojë nëse udhërrëfyesit vendas paguhen drejtpërdrejt.
Janë këto peizazhe gjithnjë e më të rralla të natyrës që ngjallin interes më shumë se sa hotelet e standardizuara dhe bizneset e mëdha.
Nuk ka asnjë Starbucks, McDonalds apo Costa Coffee.
Por toka bujare dhe komplekse jep shumë më shumë se sa mund të imagjinohet.
Të fton edhe në sfidë. Intuita dhe ndjenja e fortë në vetvete janë ato që i përballojnë të gjitha.
(“UKC”)