Fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi me një kërkesë të veçantë për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
“Meqë zonja tabaku foli për ujin e Tiranës, meqë si dëshmitari zonjës Tabaku e ndjej për detyrë sot me tu kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Dhe jam i gatshëm nëse zonja Tabaku të më presë në shtëpi dhe të pi edhe aty një gotë ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe do ta hedh në tik-tok”, tha Rama.