Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë thirrje që NATO të vendosë anije në Detin e Zi.

Nëpërmjet një intreviste në Sky News Vadym Prystaiko i bëri thirrje NATO-s dhe forcave të tjera ndërkombëtare që të jenë më aktive në Detin e Zi, duke thënë:

“Duhet të zhbllokojmë Detin e Zi. Rusët na bllokojnë detin. Ky është deti ynë. Ne kemi nevojë për këtë që ndihma. Ne jemi përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të sigurisë ushqimore në mbarë globin. Shumë kombe në Afrikë ushqehen për shkak të grurit ukrainas. Dhe ky drith na ka ngecur në magazina, nuk mund të eksportohet, nuk mund të dërgohet askund. Prandaj duam ndihme nga ju.”

Ai tha se anijet e NATO-s janë të mirëpritura bë Detin e Zi.

“Anijet e NATO-s në Detin e Zi. Ata janë të mirëpritur në detin tonë. Dhe ka anëtarë të NATO-s. Tre nga anëtarët kryesorë të NATO-s janë në det: Turqia, Rumania dhe Bullgaria. Pra, ata janë tashmë atje. Nuk është një punë e madhe. Ne duhet të kemi dikë që të përforcojë përpjekjet, po, të vijë dhe të jemi të ftuar në Odesa, deri në fund.”

Dje, Turqia u bëri thirrje vendeve që të futen në Detin e Zi . Turqia tha se ministrat e mbrojtjes të Bullgarisë, Gjeorgjisë, Polonisë, Rumanisë dhe Ukrainës iu bashkuan thirrjes.