Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në Kongresin e PS, u shpreh se partia e zgjedhur për një mandat të tretë, nuk është në lartësinë e duhur në terren.
Sipas Ulsi Manjës ka një nevojë urgjente për ndryshimin dhe ristrukturim në bazë. Manja shoti se propozimi i tij është reformim i thellë strukturor i PS në çdo qelizë që duhet të fillojë që nga burimet njerëzore në terren, pra nga lart poshtë.
“Duhet të ketë lider, frymë dhe organizimi të fuqishëm në territor. Ne kemi Edi Ramën që përçoi një mesazh të fortë politik, për mandatin tonë të 4 në 2025. Pyetja është po organizimi ynë në territor? A i përgjigjet lidershipit? Në fakt vij nga një eksperiencë zgjedhore jo më larg se 6 marsi. Patëm mundësinë të testojmë motorin elektoral. Dhe organizmi ynë strukturor në Territor nuk është ai që duhet të kemi. Nuk është sepse duket se për shkak mungesës së opozitës politike. Duke sikur kemi rënë në gjumë. Gjithçka e presim nga Edi Rama si kryeministër. Ne themi duhet të shkojmë komisionerë se votat i merr Edi Rama. PS ka një kundërshtar shumë të madh dhe është vetë PS. Vetkënaqësia. Ide e pathyeshmërisë është ajo që duhet të zgjidhim.” tha Ulsi Manja.