Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë kinema ‘Agimi’.

Mësohet se një urban është përplasur me një mjet. Si pasojë e aksidentit urbani dhe makina kanë përfunduar në Lanë.

Sakaq raportohet për dy të dëmtuar të cilët ishin pasagjerë në automjet.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca. Gjithashtu qytetarë të shumtë janë të pranishëm, në këtë zonë.