Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Dhe sikur mos të mjaftonin gjithë detajet e tjera që i kanë vënë përballë njëra-tjetrës, Bora e ka përmendur Beatrix në emision.

E gjitha ka qenë një lapsus, por që nuk u ka shpëtuar ndjekësve. Në një moment në “Për’puthen” Bora thotë: Në komentet që pamë në puntatën e djeshme, kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes dhe Trixë…, Kristos”. Moderatorja ka ngatërruar emrin e Kriston dhe Trixës dhe momenti tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Për disa orë ditën e djeshme Bora dhe Beatrix ishin në qendër të vëmendjes. Bora trazoi rrjetin duke lajmëruar se do të publikoj projektin e saj më të fundit muzikor ‘’Nuk jam si ti’’ në orën 8. Më pas Beatrix ka bërë një postim shumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njoftoi publikimin e një kënge të re me titull “As unë si ti” dhe që do të publikohej në orën 20:00!

Kjo i bëri ato protagoniste sërish me këto postime në rrjetet sociale që u dukën si një rastësi e çuditshme. Ndryshe nga Beatrix, Bora njoftoi më pas se ishte e gjitha shaka për 1 prillin.