Sali Berisha ka mbërritur sot në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa tashmë pas vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit, ish-kreu i PD-së shkon pothuajse çdo ditë.

Por teksa ngjiste shkallët, brenda selisë së PD-së, Berishën duket se nuk e kanë mbajtur këmbët, pasi është rrezuar. Më pas ish-kreu demokrat siç shihet edhe nga video, është ngritur qetësisht vet, pa dëme serioze.