Zjarri në zonën e Dukatit po merr përmasa të frikshme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në drejtim të Majës së Çikës.
Era e fortë që përfshin zonën po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në terrenin e thyer malor.
Situata mbetet problematike, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.










