Një episod i pazakontë u regjistrua në kampionatin brazilian të futbollit në sfidën mes Nautikos dhe Retros.
Në minutat e fundit të ndeshjes, një qen policie, pasi i shpëtoi kontrollit të kujdestarit të tij, hyri në fushën e blertë të stadiumit, duke vrapuar pas topit. I kënaqur me lodrën e tij të re, qeni që nuk ndalonte së vrapuari, teksa më në fund u bind të lëshonte topin.
Më pas ‘mysafiri i paftuar’ u vu nën kontroll dhe u nxor jashtë nga fusha, në mënyrë që ndeshja të përfundonte normalisht. Për më tepër shikoni pamjet:
🇧🇷Nautico vs Retro in Brazil’s Pernambuco State final was interrupted when a police dog ran onto the pitch and put the ball in its mouth.pic.twitter.com/v9p7gUjJBa
— Sam Street (@samstreetwrites) April 21, 2022