Presidentja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell janë nisur për në Kiev mëngjesin e sotëm. Ursula von der Leyen shpëndau një foto duke zbritur nga një tren, me shkrimin”duke pritur me padurim për të mbërritur në Kiev” Gjithashtu edhe Borell shpërndau gjithashtu një postim duke shkruar: “Duke shkuar për në Kiev”.

Javën e kaluar, Roberta Metsola , udhëtoi për t’u takuar me Zelenskyn dhe iu drejtua një seance speciale të parlamentit ukrainas. Vizita e saj u mirëprit nga lideri ukrainas, i cili në një fjalim të postuar në rrjetet sociale, e quajti atë një “moment të rëndësishëm” për vendin. Muajin e kaluar, kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë udhëtuan për në Kiev.