Sali Berisha i ka vërsulur ambasadores Yuri Kim deputetin Edi Paloka fill pasi ajo njoh si kryetar të PD-së Enkelejd Alibeajn. Paloka shkruan në reagimin e tij se Kim është duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin duke e konsideruar si arrogante.
Deputeti demokrat thotë se demokratët e vërtetë janë ata që shkojnë pas Berishës. “Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!
Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.
Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .
Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!”, thotë Paloka.