Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi sot në qytetin e vogël të Bucha për të parë nga afër krimet dhe shkatërrimet që kanë tronditur gjithë botën.
“Krimet e luftës ishin kryer në Bucha. Bota do ta njohë këtë si gjenocid”, u tha Zelensky gazetarëve në komunitetin e vendosur rreth 25 kilometra në veri-perëndim të Kievit.
Zelensky shoqërohej nga roje sigurie dhe kishte veshur një jelek mbrojtës teksa bënte vlerësimin e shkatërrimit. Trupat dhe tanket e djegura ruse kishin mbushur rrugët.
Kur u pyet nga një gazetar nëse ishte ende e mundur të negociohej me Rusinë për paqe ai tha se Ukraina duhet të ketë paqe.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se një sukses i hershëm në negociata ishte në interesin e Rusisë.
“Sa më shumë që Federata Ruse të vonojë procesin e bisedimeve, aq më keq do të jetë për ta”, tha Zelensky.