Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë që të përputhen me ashpërsinë e “krimeve të luftës” të ushtrisë së saj në Bucha, ku u gjetën kufoma civile pas tërheqjes së Moskës. Zelensky tha në video-mesazhin e tij mbrëmë theksoi se ”forcat ukrainase po mbajnë shumicën e zonave që Rusia u përpoq të pushtonte”. Ai tha se situata ishte më e vështira në lindje të vendit, në Donbass dhe Kharkiv.
Rusia po dërgon gjithashtu më shumë trupa për një ofensivë të re në Ukrainë. Ne dimë për përpjekje nga udhëheqja ruse për të mbledhur ‘idiotë të rinj’ mes kadetëve në shkollat ushtarake, njerëz me përvojë luftarake dhe rekrutët, në mënyrë që t’i dërgojë ata në gjakderdhje në një ofensivë tjetër”, tha ai. ”Forcat ruse ka të ngjarë të kenë kryer gjithashtu mizori” në pjesë të tjera të Ukrainës, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. “Ajo që ne parashikuam fatkeqësisht ka ndodhur dhe ne kemi parë potencialisht vetëm majën e ajsbergut për shkak të vendit ku kemi pasur akses”, shtoi Psaki.