Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në Facebook, ka rikonfirmuar dhe njëherë mbështetjen e vendit tonë për Ukrainën.

Balla shkruan se më 3 maj presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet Kuvendit të Shqipërisë përmes një video-mesazhi.

“Në datë 3 Maj Kuvendi i Shqipërisë mirëpret fjalën e Presidentit të Republikës së Ukrainës Volodymyr Zelenskyy drejtuar popullit shqiptar.

Ne jemi me Ukrahinën!”, shkruan Balla.

Më herët, presidenti ukrainas i është drejtuar disa parlamenteve evropiane dhe ka kërkuar sanksione më të ashpra ndaj Rusisë që pas pushtimit të vendit të tij më 24 shkurt 2022.