Në orën 20 u mbyllen kutitë e votimit në Francë ku rreth 48 milionë francezë u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit.

Në garë për postin e kreut të shtetit janë 12 kandidatë përfshirë dhe presidentin aktual Emanuel Macron i cili kërkon një mandat të dytë. Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë mbi 65% vetëm 4 pikë më pak se në zgjedhjet e 2017.

Rezultatet e para të Exit Poll-eve vetëm pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit nxjerrin fitues presidentin aktual Emanuel Macron me 28.1% të votave e pas tij Mari Le Pen me 23.3% të votave.

Po ky është vetëm raundi i parë dhe sipas analistëve fituesi pritet të dalë në raundin e dytë që do të mbahet pas dy javësh.