Gabriel Escobar, emisar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, dhe ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, kanë mbërritur në Kosovë.
Dyshja amerikane takimin e parë e kanë me Presidenten Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.
Pas përfundimit të takimit me Presidenten, Escobar dhe Donfried do të takohen me kryeministrin e vendit, Albin Kurti./Express/