Në këtë 1 Maj, dita ndërkombëtare e punëtorëve, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, njëherësh zv.kryeministër, Arben Ahmetaj ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar disa foto ku shpreh falënderim për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit.
Statusi i plotë:
🌺 1 Maj të gëzuar, me një album të veçantë pune për rindërtimin pas tërmetit 🏗🏘🎡🏢.
🏆 Mirënjohje për secilin nga ata punëtorë në gati 3 mijë kantierë të rindërtimit për punën e palodhur, përkushtimin me zemër dhe produktin e shkëlqyer që kanë gdhendur në duar 🙏
#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️.